Janë zbardhur identitetet e personave të përfshirë në aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen nr. 15 të Durrësit, ku një këmbësor humbi jetën.
Viktima është identifikuar si Xhetan Zhuzhi, 64 vjeç, i cili u përplas nga një automjet dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ndërroi jetë.
Në momentin e aksidentit, automjeti drejtohej nga Dorian Nika, i cili është shoqëruar nga Policia për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në aksidentin me pasojë vdekjen e 64-vjeçarit.
Durrës – Informacion paraprak
Rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15, Durrës, automjeti me drejtues shtetasin D. N. ka aksidentuar këmbësorin Xh. Zh.
Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.




