TIRANË- Ditën e enjte vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzim në det do të jetë i forcës 1-2 ballë




