Gjendet i pajetë një taksist

Një person është gjetur i pajetë në zonën e Oxhakut, në Tiranë, gjatë orëve të fundit. Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet të jetë një taksist rreth 40 vjeç.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, çka ka ngritur dyshimet se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale. Megjithatë, shkaku i saktë ende nuk është përcaktuar.

Trupi i pajetë është transportuar në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkakun e vdekjes.

Ndërkohë, autoritetet policore vijojnë hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen.