E rëndë në Greqi! Njerku me origjinë shqiptare abuzon të miturën, e kërcënonte se do t’i vriste të afërmit

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar akuzohet për përdhunimin e vajzës 9 vjeçe të bashkëshortes së tij, e cila është po ashtu shqiptare. 41-vjeçari dyshohet se përdhunoi vajzën 9-vjeçare të gruas së tij, një vajzë që kishte nga martesa e saj e parë.

41-vjeçari, pas martesës me nënë e të miturës tij, u zhvendos nga Tyrnavos në një fshat në Almyros dhe në muajt e verës 2023 gruaja e tij mbeti shtatzënë dhe shkoi në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe ajo ia kishte besuar vajzën e saj 9-vjeçare nga martesa e parë burrit të dytë.

Jo vetëm gjatë periudhës së mungesës, por edhe gjatë kthimit të nënës, njerku e detyroi 9-vjeçaren të flinte në të njëjtin shtrat me të dhe kërcënoi të dëmtonte të afërmit e saj. Mediat greke shkruajnë se gjatë kësaj kohe dyshohet se ai ka përdhunuar 9-vjeçaren dhe e ka abuzuar seksualisht.

9-vjeçarja nuk i zbuloi asgjë nënës së saj sepse kishte frikë, pasi ai e kishte kërcënuar se do t’i vriste anëtarët e familjes së saj, veçanërisht gjyshen dhe xhaxhain nga ana e babait. I akuzuari i mohon akuzat dhe ia atribuon akuzat imagjinatës së të miturit. Çështja do të dëgjohet në Gjykatën Penale të Larisës tetorin e ardhshëm