Aksident në Himarë, përmbyset automjeti, tre të plagosur

HIMARË- Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto Palermos, në Himarë. Ngjarja është raportuar rreth orës 05:00, kur shërbimet janë njoftuar për një automjet që kishte dalë nga rruga dhe ishte përmbysur.

Me mbërritjen në zonë, shërbimet kanë konstatuar tre persona të aksidentuar. Të tre të dëmtuarit janë transportuar me ambulanca drejt spitalit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa nuk ka informacion zyrtar për gjendjen shëndetësore të tre personave./