Dëmtime të rënda ka marrë drejtuesi i automjetit, i cili ka pësuar dëmtime në sy dhe bashkëshortja e tij.
BERAT- Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë përgjatë rrugës drejt Malit të Tomorrit, në fshatin Kapinovë. Një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë e kësaj janë plagosur gjashtë persona, të cilët ishin familjarë të shoferit
Ata janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku 5 prej tyre, pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore janë larguar. Dëmtime të rënda ka marrë drejtuesi i automjetit, i cili ka pësuar dëmtime në sy dhe bashkëshortja e tij.
Çifti është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku pritet të marrin një ndihmë më të specializuar mjeksore. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Dyshohet se shkak i kësaj ka qenë një defekt në mjet, ku gjatë ngjitjes drejt Tomorrit, mjetit nuk i kanë mbajtur frenat dhe ka rrëshqitur




