DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e quajtur Rrashbull, ku si pasojë një person ka humbur jetën. Blutë bëjnë me dije se një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur 32-vjeçarin me iniciale V.H teksa po lëviste me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e quajtur Rrashbull, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur biçiklistin, shtetasin V. H., 32 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.




