Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:12 në lagjen nr. 14 të Durrësit, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Sipas njoftimit paraprak të policisë, automjeti me drejtuese 26-vjeçaren K. Gj. ka aksidentuar shtetasin B. Z., 81 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të rënda të marra nga goditja, i moshuari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale, ndërkohë që grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.
