Kombëtarja shqiptare do të përballet me Anglinë në ndeshjen e fundit kualifikuese të Botërorit.
Trajneri i kuqezinjve Silvinjo është i kushtëzuar nga kartonët, pasi pesë lojtarë rrezikojnë të mungojnë në “play-off” në rast ndëshkimi.
Për këtë arsye, ai ka lënë jashtë dy titullarë. Mario Mitaj dhe Juljan Shehu do e ndjekin ndeshjen me Anglinë nga tribuna.
Ata shihen si të rëndësishëm për trajnerin, i cili dëshiron të mos i rrezikojë për “play off”-in. Rey Manaj, Arlind Ajeti dhe Nedim Bajrami, janë tre lojtarët e tjerë që rrezikojnë të mungojnë në rast ndëshkimi.
Ndeshja Shqipëri-Angli do të luhet këtë të diel, duke nisur nga ora 18:00.













