Jo vetëm kombëtarja shqiptare, por edhe Kosova shkakton suprizën e madhe dhe pret biletën për në playoffin e Botërorit 2026. Skuadra e drejtuar nga Franco Foda e përmbushi misionin e saj teksa në Ljubjanë mundi Slloveninë me rezultatinb 2-0 dhe është e sigurt se vendin e dytë nuk ia merr njeri, ndërkohë që matematika e mban ende në lojë edhe për vendin e parë që të kualifikon direkt në eventin madhor të vitit të ardhshëm.
Sfida nisi në mënyrë të vrullshme për skuadrën e Kosovës e cila gjeti golin e avantazhit që në minutën e 6 me anë të Fisnik Asllanit që pas një lëvizje të bukur në zonë dhe me një gjuajtje me të djathtën mposhti Oblak për të cuar rezultatin në 1-0 për dardanët. Në minutën e 16 Vojvoda gjuajti dhe Asllani devijoi topin në drejtim të Oblak por ky i fundit e largoi topin në momentin e fundit. Pjesa e parë përfundoi pikërisht me avantazhin 1-0 të Kosovës
Në fillimin e pjesës së dytë, gjërat u lehtësuan për Kosovën pasi Sllovenia mbeti me 10 futbollistë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Stojanovic
Vetëm 10 minuta pas këtij momenti, Kosova dyfishoi rezultatin në 2-0, tani falë autogolit të Karnicnik dhe festa ishte e gjitha e Dardanëve. Pas këtij momenti historitë e ndeshjes nuk ndryshuan më dhe rezultati mbeti 2-0 për Kosovën që shkon në 10 pikë, 3 më pak se Zvicra që fitoi ndaj Suedisë 3-1. Ndeshjen e fundit Kosova do ta luajë ndaj skuadrës helvete në Prishtinë dhe kujtojmë se skuadra e Dardanëve kanë humbur në sfidën e parë 4-0.













