U nxor nga uji në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërron jetë gjatë rrugës për në spital pushuesi

TALE- Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë në ditën e sotme në Tale. Viktima mësohet se po lahej në plazhin “Tale 1”, në afërsi të Hidrovorit ku u nxor nga uji në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10. 60-vjeçari është marrë me autoambulancë për tu transportuar në spital po ai humbi jetën gjatë rrugës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.

“Informacion paraprak/ Rreth orës 11:10, në plazhin “Tale 1”, në afërsi të Hidrovorit, është konstatuar në rrezik mbytjeje një shtetas rreth 60 vjeç, i cili është nxjerrë nga uji në gjendje të rënduar shëndetësore.

Shtetasi N. M., banues në Rrila, është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit,’ thuhet në njoftim.