Kapet me lëndë narkotike në Elbasan – procedohet penalisht 28-vjeçari

Elbasan, 18 Korrik 2025 – Një 28-vjeçar, shtetasi F. D., është proceduar penalisht pasi gjatë një kontrolli fizik nga Policia, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis.
Rasti është trajtuar nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe materialet procedurale janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.