Pas ultimatumit të Ramës, japin dorëheqjen të gjithë drejtorat, përgjegjësat dhe kryetarët e njësive vendore në Elbasan

Pas ultimatumit të dhënë nga Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme me drejtuesit vendorë, të gjithë drejtorët dhe përgjegjësit e drejtorive në Bashkinë e Elbasanit kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre.

Po ashtu, kanë dhënë dorëheqjen edhe të gjithë kryetarët e njësive administrative, duke e kthyer këtë vendim në një akt të paprecedentë në administratën vendore të qytetit.

Ky zhvillim vjen në vijim të paralajmërimit të Kryeministrit për “pastrim të thellë” në strukturat vendore dhe përgjegjshmëri më të lartë në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.