Elbasan, 12 Korrik 2025 – Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses një tjetër operacion kundër lojërave të fatit të paligjshme, të koduar “Texas Poker 2”, duke goditur një rast të organizimit të bixhozit në një lokal në fshatin Dëshiran, Belsh.
Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të marrë me qira nga shtetasi E.Z., 31 vjeç, u kapën në flagrancë 13 persona duke luajtur lojën e ndaluar “Poker”. Si rezultat, E.Z. u arrestua për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Po ashtu, për 13 shtetasit që ndodheshin në lokal u iniciua procedimi penal në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale. Personat e proceduar janë: G.T., A.Z., A.H., K.H., L.Ç., A.Z., F.B., A.K., N.B., G.G., V.Sh., A.S. dhe F.D.
Gjatë operacionit u sekuestruan një tavolinë për lojë pokeri, valixhe me fisha, letra bixhozi dhe dy celularë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore. Policia e Elbasanit konfirmon vijimin e kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit.
DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Texas Poker 2”.
Kishte përshtatur lokalin që e kishte marrë me qira, për organizimin e lojës së kundërligjshme “Poker”, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 31-vjeçari.
Procedohen penalisht 13 shtetas që u kapën në flagrancë duke luajtur këtë lojë, në lokal.
Sekuestrohen një tavolinë për lojën “Poker”, valixhe me fisha, letra bixhozi, dy celular.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, në një lokal, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Texas Poker 2”.
Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në lokalin që kishte marrë me qira shtetasi E. Z., në fshatin Dëshiran, Belsh, ku u kapën në flagrancë 13 shtetas, duke luajtur lojën “Poker. Në përfundim të veprimeve për këtë rast:
– u arrestua në flagrancë shtetasi E. Z., 31 vjeç, banues në Belsh, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”;
– nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit G. T., A. Z., A. H., K. H., L. Ç., A. Z., F. B., A. K., N. B., G. G., V. Sh., A. S. dhe F. D., për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
