Tragjedi në Tervol të Gramshit: Humb jetën 58-vjeçari gjatë punimeve për hapjen e një pusi

Tervol, Skrapar – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tervol, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu gjatë punimeve për hapjen e një pusi.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi H. D., 58 vjeç, është zënë nga dheu ndërsa po punohej me një fadromë në zonë. Fatkeqësisht, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i fadromës, shtetasi S. B., 51 vjeç, është shoqëruar nga policia në Komisariatin e Skraparit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të incidentit dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore.