“Nuk kemi bërë asnjë krim”/ Protestë në Theth, banorët përplasen me policinë: Kjo që po bën shteti shqiptar është një masakër

THETH- Situata duket se po tensionohet në zonën e Thethit, pasi banorët bllokuan urën në hyrje të fshatit mëngjesin e sotëm, duke penguar hyrjen e forcave të Policisë së Shtetit. Gjatë protestës banorët janë përplasur verbalisht me efektivë të policisë së shtetit në tentativën e këtyre të fundit për tu futur në zonë.

Ata janë shprehur të revoltuar duke thënë se këto prona përfaqësojnë mundin dhe punën e gjatë të tyre dhe se pa to nuk mund të sigurojnë dot jetesën. Gjithashtu bënorët shprehen se po kërkojmë gjënë më minimale dhe po u mohohet.

“Nuk kemi bërë asnjë krim, vetëm kemi ndërtuar në shtëpitë e të parëve tanë për të ofruar një shërbim. Kjo që po bën shteti shqiptar është një masakër ndaj nesh. Ne po kërkojmë gjënë më minimale dhe po na mohohet. Nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër”, u shpreh një prej protestuesve.