Merr kredi me ID të huaj, shpallet në kërkim 19-vjeçari në Elbasan

Elbasan, 8 korrik 2025 – Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia pas kallëzimit të një bashkëmoshatareje, e cila ka denoncuar se ai ka marrë kredi bankare duke përdorur kartën e saj të identitetit, pa dijeninë e saj.

Shtetasi A. D. dyshohet për mashtrim dhe vjedhje të të dhënave personale. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ndërsa vijojnë hetimet për kapjen e tij dhe verifikimin e plotë të kallëzimit.