Në Elbasan, një pjesë e zonës së varrezave është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Sipas informacioneve të marra, zjarri dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm. Dëmi më i madh është shkaktuar në varret e vjetra, ku besohet se prehen fëmijë.
Për momentin autoritetet nuk kanë arritur të identifikojnë autorët e këtij akti të rëndë. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sinkron (dëshmitar):
“Kam parë flakët që po përhapej shumë shpejt dhe djegën disa varre të vjetra. Nuk kuptoj se përse dikush do të bënte diçka të tillë në këtë vend qetësie.”
