FIER- Është mbylluar procesi i rinumërimit të votave në Qarkun e Fierit. Mësohet se nga rinumërimi i 586 kutive të Fierit nuk ka prodhuar ndryshim të numrit të mandateve, por një përmbysje brenda Partisë Socialistë.
Sipas të dhënave të prodhuara nga ky proces rezulton se Zegjine Çaushi ka humbur mandatin e deputetes dhe vendin e saj në parlament e merr Maldrita Bardho me një diferencë prej 10 votash.
Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Maldrita Bardho ka marrë 3616 vota preferencial, 1020 vota nga Diaspora dhe në total 4636 vota. Nga ana tjetër, Zegjine Caushi ka marrë 4026 vota preferenciale, 600 vota nga Diaspora dhe me një total prej 4626 votash.
rinumerimi i votave fier













