Pamjet satelitore zbulojnë kraterin gjigant që shkaktuan bombat amerikane në impiantin bërthamor të Fordow

Pamjet satelitore kanë zbuluar kraterin gjigant që shkaktuan bombat amerikane në impiantin bërthamor të Fordow. Nga analiza e imazheve satelitore konstatohen dëme të konsiderueshme në Fordow. Aty dallohen gjashtë kratere goditjeje nëntokësore, që sinjalizojnë sulme të strukturuara në zona strategjike, përfshirë tunelin e centrifugëve.

Në sulmin e 22 qershorit 2025 ndaj kompleksit bërthamor të Fordow në Iran, Shtetet e Bashkuara përdorën gjithsej 14 bomba të tipit GBU-57 Massive Ordnance Penetrator (MOP), të cilat u hodhën nga shtatë avionë bombardues B-2 Spirit.

Gjashtë prej këtyre avionëve hodhën 12 bomba mbi Fordow, ndërsa një tjetër hodhi dy, si ato mbi kompleksin e Natanzit. Këto sulme ishin pjesë e operacionit të koduar “Midnight Hammer”, i cili përfshinte gjithsej 125 avionë, përfshirë avionë luftarakë, avionë mbështetës dhe aeroplanë të tjerë mbështetës.

Bombat GBU-57 MOP janë të njohura për aftësinë e tyre të depërtimit të thellë, duke mundësuar shkatërrimin e objekteve të fortifikuara thellë nën tokë. Këto bomba janë përdorur për herë të parë në një sulm ushtarak gjatë këtij operacioni. Mbetet për t’u parë nëse objektet e sulmuara u shkatërruan plotësisht apo pësuan dëme të rënda.