Vlorë, 6 nëntor 2026 – Një mësues i edukimit fizik është ndaluar nga policia në Vlorë, pas denoncimeve të shtatë nxënëseve të mitura, të cilat e akuzojnë për ngacmim seksual në ambientet e shkollës ku ai jepte mësim.
Sipas të dhënave të bëra publike, nxënëset janë të moshave 14 deri në 17 vjeç. Ato kanë deklaruar se 35-vjeçari i ka ngacmuar seksualisht gjatë qëndrimit në ambientet e institucionit arsimor.
Policia bën me dije se në kuadër të veprimeve hetimore është ndaluar shtetasi me inicialet A. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, i cili ushtronte detyrën e mësuesit të edukimit fizik në këtë shkollë.
Autoritetet po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



