Tragjedi në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij. Emrat

0
17

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Chiarit, në provincën e Breshias në Itali, ku një 21-vjeçar shqiptar dyshohet se ka vrarë me thikë nënën e tij, 39-vjeçaren Meleqe Lusha. Pas krimit, i riu është larguar nga banesa, por më pas është vetëdorëzuar pranë autoriteteve italiane.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në banesën familjare, në rrugën Via Tagliata. Sipas mediave italiane, ka qenë vetë 21-vjeçari, Eduart Xhani, ai që ka njoftuar autoritetet për krimin e rëndë.

I riu, i lindur në San Bonifacio të Veronës, është paraqitur mëngjesin e sotëm në kazermat e Karabinierëve në Kremona, ku është dorëzuar vullnetarisht.

Pas marrjes së njoftimit, efektivët kanë mbërritur në apartamentin e familjes, ku kanë gjetur trupin e pajetë të 39-vjeçares.

Ndërkohë, specialistët e Seksionit të Hetimeve Shkencore të Komandës Provinciale të Karabinierëve në Breshia kanë kryer këqyrjen e vendngjarjes, me qëllim mbledhjen e provave dhe rindërtimin e dinamikës së ngjarjes.

Hetuesit po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të krimit dhe për të përcaktuar motivet që çuan në këtë tragjedi familjare.

Deri më tani, autoritetet italiane nuk kanë bërë publike detaje të tjera mbi shkaqet e ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu