Gjyqi në themel ndaj Erion Veliajt, kryebashkiaku refuzon të shkojë në seancë: Lexoni letrën që kam nisur!

0
10

Këtë të martë në 10:45 është përcaktuar seanca gjyqësore në themel për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe të pandehurit e tjerë.

Burime bëjnë me dije se Veliaj nuk do të marrë pjesë por do të përfaqësohet nga mbrojtja, me argumentin që ka parashtruar më herët se do ta ndiqte fizikisht procesin nëse nxirret nga kafazi i qelqtë.

Mësohet se Veliaj i ka dërguar gjykatës një letër, në përmbajtje të të cilës janë shkruar përgjithësisht qëndrimet që ka mbajtur publikisht gjatë 24 orëve të fundit, në lidhje me mesazhet kërcënuese që ai pretendoi se i ka dërguar Edi Rama përmes ministrit të Drejtësisë.

Veliaj i ka kërkuar trupit gjykues që ta lexojë në seancë shkresën me qëllim transparencën dhe vlerësimin ligjor.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu