BallinaAktualitetPretendimi i fortë nga qelia: Erion Veliaj zbardh letrën për GJKKO-në dhe...

Pretendimi i fortë nga qelia: Erion Veliaj zbardh letrën për GJKKO-në dhe akuzon Ramën për transferimin sekret

TIRANË — Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërthyer me akuza të forta nga paraburgimi përmes një letre zyrtare drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku pretendon se është zhvendosur në mënyrë të paligjshme nga institucioni i vuajtjes së dënimit në Durrës.

Në shkresën e tij drejtuar trupit gjykues, cila u bë shkak për shtyrjen e procesit në themel, Veliaj i referohet edhe gjetjeve të institucionit të Avokatit të Popullit, ndërsa pretendon se lëvizja e tij është urdhëruar drejtpërdrejt nga kreu i ekzekutivit.

“E nderuar zonja gjyqtare, siç jeni vënë në dijeni nga Avokati i Popullit, jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit pa u treguar urdhri sekret. Përgjigjen e mora të premten nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu. Më tha se jam transferuar me urdhër të Ramës. Do ta dija për honor nëse do të më shtoheshin akuza të tjera për prishjen e rendit kushtetues. Urdhri i kryeministrit është i paligjshëm. Kërkon hetim të plotë, të thellë dhe të pavarur. Po e lë në dorën tuaj”, shkruan Veliaj në letrën e tij.

Përmes këtij reagimi, kryebashkiaku i ka kërkuar togave të zeza nisjen e menjëhershme të një hetimi të pavarur për të verifikuar proceduralisht urdhrin e transferimit, ndërsa gjykata vendosi ta shtyjë seancën e radhës për më 17 nëntor.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular