“Jam rritur me Shqiptarët”/ Cardi B pozon me simbolin e shqiponjës dykrenare

LOS ANGELES- Cardi B ka tërhequr vëmendjen me një gjest të veçantë ndaj shqiptarëve, duke pozuar me simbolin e shqiponjës dykrenare. Ajo shihet duke formuar shqiponjën me duar së bashku me grimerin me origjinë shqiptare, Kevi Kodra, i cili jeton në Los Angeles.

Momenti është publikuar nga vetë grimeri në rrjetet e tij sociale ndërsa videoja ka bërë xhiron e rrjetit me komente të shumta nga ndjekësit shqiptarë të Cardi B.

Sipas grimerit, gjatë këtij momenti Cardi B ka shprehur edhe dashurinë e saj për shqiptarët, duke treguar se është rritur mes tyre.

“Shqiptarët me të cilët jam rritur ishin shumë gangsterë”, ka pohuar Cardi B.