Tërmeti trondit Elbasanin. Ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të diel në Shqipëri.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ishte rreth 4 kilometra larg Elbasanit dhe 37 kilometra nga Tirana, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Lëkundjet janë ndjerë në qytetin e Elbasanit, si edhe në disa zona të Shqipërisë së Mesme.

Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet nuk kanë njoftuar për problematika të shkaktuara nga tërmeti