BallinaSportElbasani përmbys Laçin, paqe në Korçë dhe Egnatia mposht Tiranën

Elbasani përmbys Laçin, paqe në Korçë dhe Egnatia mposht Tiranën

TIRANE – AF Elbasani ka siguruar një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Laçit. Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 8-të me Traore, por vendasit reaguan dhe përmbysën rezultatin falë A. Mazarit.

Sulmuesi realizoi fillimisht në minutën e 12-të nga pika e penalltisë, përpara se të shënonte sërish në të 67-ën, duke i dhënë Elbasanit tri pikë të rëndësishme përballë kurbinasve.

Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët

Në Korçë, Skënderbeu dhe Vllaznia janë ndarë në barazim 1-1. Skuadra vendase kaloi në epërsi në minutën e 31-të me Bismark, ndërsa shkodranët rikthyen baraspeshën në pjesën e dytë.

Ishte Bekim Balaj ai që realizoi golin e barazimit në minutën e 67-të, duke vendosur rezultatin përfundimtar të takimit. Pavarësisht përpjekjeve për të gjetur golin e fitores, asnjëra prej skuadrave nuk arriti të ndryshonte shifrat.

Egnatia fiton ndaj Tiranës

Në ndeshjen tjetër të ditës, Egnatia ka triumfuar 2-1 në transfertën ndaj Tiranës, pas një përmbysjeje të rezultatit. Bardheblutë kaluan të parët në avantazh, por rrogozhinasit reaguan dhe siguruan tri pikët, duke e mbyllur me sukses këtë përballje të javës së 10-të të Superiores.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular