Vjehrri denoncon largimin e nuses së djalit nga banesa në Elbasan

Një 38-vjeçare është larguar nga banesa, duke shqetësuar familjarët e saj në Elbasan.

Shtetasi P. V. ka kallëzuar se nusja e djalit të tij, shtetasja Sh. V., është larguar nga banesa.

Sipas deklarimeve, ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e saj dhe kthimin pranë familjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.