BallinaKronikeDëshmia nga Spitali i Traumës: Flet i riu nga Librazhdi që iu...

Dëshmia nga Spitali i Traumës: Flet i riu nga Librazhdi që iu thye këmba gjatë ndërhyrjes së policisë

I riu nga Librazhdi, Ledion Balla, i cili pësoi thyerje të rëndë të këmbës gjatë veprimeve të Policisë së Shtetit, ka rrëfyer ngjarjen nga Spitali Universitar i Traumës në një bisedë me bashkëpunëtorët e emisionit “Fiks Fare”.

Gjatë bisedës në dhomën e spitalit, i riu dhe nëna e tij kanë sqaruar se ai nuk ishte pjesë e protestës, por ndodhej në një lokal aty pranë.

Dialogu i plotë në dhomën e spitalit:
Fiksi: Ai që ka thyer këmbën a është më mirë?

Sanitarja: Po, po ai që ka thyer këmbën është tek 1-shi.

Kryeinfermieri i turnit 1: Si je, kë kërkon?

Fiksi: Një djalë që erdhi dje nga protesta. Ai djali që ka thyer këmbën.

Kryeinfermieri: Po.

Fiksi: A të pyes kot si është?

Kryeinfermieri: Mirë është, s’ka problem. Është në pavion.

Fiksi: N’pavion?

Kryeinfermieri: Po.

(Gazetarët hyjnë në dhomë)

Fiksi: Si jeni?

Ledion Balla: Mirë.

Fiksi: A djali që ishe dje në protestë je?

Ledion Balla: Unë .. kush jeni ju?!

Mamaja: Jo, jo s’ka qenë në protestë.

Fiksi: Jo, po pyes kot!

Ledion Balla: Identifikohu.

Fiksi: Unë jam A…

Ledion Balla: Thashë se ishe gazetare!

Fiksi: Jo, jo, jo.

Ledion Balla: S’kam qenë në protestë unë, për momentin sa kam dalë nga salla. Nuk mundem.

Fiksi: A je më mirë, unë erdha vetëm për njerëzillik në fakt, a je më mirë?

Ledion Balla: Hajd, çka ..

Fiksi: A ke dhimbje?

Ledion Balla: Pak.

Fiksi: Operim e bëre?

Ledion Balla: Po, po operim.

Fiksi: Dhimbje besoj ke shumë?

Ledion Balla: Kam një çikë.

Fiksi: Po ça të thanë ato?

Mamaja: Po hiç.

Fiksi: Të paktën aq sa kam parë dje, ti që e ke përjetuar një herë e ke … dhe ne që e kemi pa na ka ra të fikët. Inshallah qoftë me kaq. Po a kanë ardhur me të kontrolluar këto, vizita këto të shtetit?

Ledion Balla: Po, po të gjithë.

Mamaja: Të gjithë.

Fiksi: Po ça të thanë ato?

Mamaja: Po hiç.

Ledion Balla: Janë marrë masat për çdo gjë, janë marrë.

Fiksi: Janë marrë më u përgjigj për noj gjë! Do dal të blej nja dy gjëra për familjarin tim, a do ndonjë gjë?

Ledion Balla: Jo, faleminderit.

Mamaja: Nuk i lejohet tani.

Ledion Balla: Nuk më lejohet të ha!

Fiksi: As një gjë? As lëngje?

Mamaja: Do dhe 3 orë të tjera.

Ledion Balla: Zëre sikur më ke sjell, rrofsh.

Fiksi: Me thënë të drejtën si të kisha qenë duke parë vëllain tim më ka ardhur keq.

Mamaja: Rrofsh, shumë faleminderit. Kujt nuk i ka ardhur keq për të!

Fiksi: Se nuk bohet.

Mamaja: S’ke ça thu, nuk ke ça thu!

Fiksi: Ti the nuk kam dal, po edhe sikur të kishe dal …

Ledion Balla: Po nuk vritet njeriu kot!

Fiksi: Po është masakër mor, është….

Ledion Balla: Me dal në rrugë e ça …

Mamaja: Out komplet.

Fiksi: Po ti a nuk i pe me ik o vlla?

Ledion Balla: Kanë qenë, prit se ta shpjegoj. Qesh aty në lokal, nisa një herë të iki pastaj s’kisha ku shkoja se ishte rruga e bllokuar. Ndëjta dhe vetëm kur ndjeva që u përplasa diku. Fuqishëm.

Fiksi: Po a duke të tërheq e thyen këmbën, apo kishte ngec te ato kangjellat, se ashtu e pash në internet?!

Mamaja: Ku mban mend gjë, s’din gjë hiç. I ka parë mbrëmë gjith natën ai!

Ledion Balla: Leje, iku tani.

Fiksi: Po kështu a të kanë thënë noj gjë të keqe për këmbën?

Mamaja: Jo, jo, mirë. I futën hekur kshu.

Fiksi: Krejt e?!

Mamaja: Nga gjuri e deri poshtë. Nuk është mirë, po ça të bësh!

Ledion Balla: Nuk duam as një gjë, ti shumë faleminderit.

Mamaja: O Zot, asnjë mos e pastë kismet.

Fiksi: Besoj me fizioterapist do e ndjekësh më vonë?

Ledion Balla: Patjetër. Gishtat po e luaj, e ndjej.

Fiksi: E ndjen të paktën?

Ledion Balla: Po, e ndjej.

Mamaja: Nuk i është dëmtuar lëkura apo enët e gjakut.

Fiksi: Shumë shumë mirë atëherë.

Mamaja: Vetëm kocka është thyer, tjerat nuk janë. Rrofsh, të shkuara qoftë spitali se ne na pyeten për ty …

Fiksi: Faleminderit, të shkuara o vlla sa më shpejt ishalla del dhe u takofshim jashtë!

(Ndërhyn kryeinfermieri)

Kryeinfermieri: Goce ça e keni ju këtë?

Fiksi: I çova nja dy gjona me ngrënë.

Kryeinfermieri: Po herë tjetër mos ashtu…

Fiksi: Po pse o vlla?!

Kryeinfermieri: Nuk ashtu. Kështu është dhënë urdhër.

Fiksi: Po për çfarë është dhënë urdhër?

Kryeinfermieri: Ee, po jo o ti …

Fiksi: A të shqetësova, shqetësova njeri?

Kryeinfermieri: Po jo, o nuk është puna këtu, familjarët thonë nuk e kemi ashtu …

Pezullimi i efektivëve dhe reagimi i policisë
Pas publikimit të pamjeve të dhunës, Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra 4 punonjësit e policisë të përfshirë në ngjarje, si dhe Shefin e Krimeve në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë.

Përpjekjet e grupit të xhirimit për të marrë një prononcim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, u penguan në terren nga efektivët e policisë, ndërsa në një komunikim telefonik ai refuzoi të japë shpjegime për rastin.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments