Policia e Shtetit u ka bërë thirrje nxënësve dhe prindërve të distancohen nga aktet e dhunshme dhe të shmangin përfshirjen në situata që rrezikojnë jetën dhe shëndetin.
Përmes një apeli publik, policia u kërkon nxënësve të largohen menjëherë nga vendet ku ushtrohet dhunë, ndërsa prindërve u bën thirrje të kujdesen për fëmijët e tyre dhe t’i këshillojnë të qëndrojnë larg situatave të rrezikshme.
Sipas policisë, efektivët janë në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.
Njoftimi i policisë:
THIRRJE E POLICISË SË SHTETIT DREJTUAR NXËNËSVE DHE PRINDËRVE
Të dashur nxënës, të nderuar prindër!
Ju bëjmë thirrje të ruani qetësinë dhe të distancoheni nga çdo akt dhune!
Të dashur nxënës, mos u përfshini në veprime të dhunshme që rrezikojnë jetën, shëndetin dhe të ardhmen tuaj! Mos lejoni që askush t’ju përfshijë në situata të rrezikshme!
Largohuni menjëherë nga vendet ku ushtrohet dhunë!
Një apel i veçantë për prindërit!
Kujdesuni për fëmijët tuaj!
Këshillojini fëmijët të qëndrojnë larg çdo situate të dhunshme.
Siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët!
Policia e Shtetit është në terren për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, si dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e çdo qytetari.
Ju lutemi, bashkëpunojmë!
