BallinaAktualitetUltimatumi i Berishës ndaj Edi Ramës: “Jep dorëheqjen, zgjidh fatin e Ramiz...

Ultimatumi i Berishës ndaj Edi Ramës: “Jep dorëheqjen, zgjidh fatin e Ramiz Alisë dhe jo të Çausheskut”

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, i ka drejtuar një ultimatum publik kryeministrit Edi Rama përmes një deklarate zyrtare për mediat, duke kërkuar dorëheqjen e tij të menjëhershme dhe duke garantuar mbështetjen e plotë e paafershme të opozitës për lëvizjen e studentëve.

Në njoftimin e shpërndarë nga Zyra e Medias dhe Komunikimit e Partisë Demokratike, Berisha paralajmëroi kryeministrin se asnjë veprim i qeverisë, Policisë së Shtetit apo shërbimeve informative nuk do të mund të cenojë mbështetjen e opozitës dhe të strukturave të saj në të gjithë Shqipërinë për protestën e të rinjve.

Gjithashtu, kreu i opozitës i bëri thirrje Ramës të largohet nga detyra duke sjellë në vëmendje dy paralele historike: Nicolae Çausheskun, ish-diktatorin rumun të ekzekutuar pas rrëzimit të regjimit në vitin 1989, dhe Ramiz Alinë, udhëheqësin e fundit komunist në Shqipëri që u largua nga pushteti gjatë tranzicionit politik.

Deklarata e plotë e Kryetarit të PD, Prof. Dr. Sali Berisha:
“Jam këtu për të paralajmëruar Edi Ramën se asnjë provokacion, asnjë akt i tij, policisë së tij kriminale dhe shërbimit të tij, nuk do mund të cënojë mbështetjen e plotë dhe totale të Partisë Demokratike, anëtarëve, mbështetësve të saj në mbarë Shqipërinë, për protestën studentore. Sikundër, i sugjeroj që midis fatit të Çausheskut dhe fatit të Ramiz Alisë, të zgjedhë këtë të dytin. Rrugë tjetër nuk ka.

Të japë dorëheqjen!”

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments