BallinaAktualitetKy është Beqir Devolli, 48-vjeçari që humbi jetën pas atentatit me tritol...

Ky është Beqir Devolli, 48-vjeçari që humbi jetën pas atentatit me tritol në Gjirokastër

GJIROKASTËR, 11 Tetor 2026 — Personi në foto është Beqir Devolli, 48-vjeçari i cili ndërroi jetë orët e para të mëngjesit të sotëm pas një atentati me lëndë eksplozive të llojit tritol, i ndodhur në Gjirokastër.

Devolli ishte duke drejtuar automjetin e tij tip “Benz” në bulevardin “18 Shtatori”, kur mjeti shpërtheu në lëvizje e sipër. Pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e parë, ai ndërroi jetë gjatë transportimit me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndryshe nga informacionet paraprake, sipas të cilave objektiv i atentatit dyshohej të ishte pasagjeri Rigers Mela, të dhënat e fundit nga hetimet sugjerojnë se shënjestra e sulmit ishte pikërisht drejtuesi i mjetit, Beqir Devolli, i cili bëhet me dije se sapo ishte kthyer nga Tirana. Ndërkohë, Rigers Mela ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimin e nevojshëm.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments