Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Fratar, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për disiplinimin e trafikut.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.
