TIRANË — Një i mitur 12 vjeç ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme në një nga spitalet e Kryeqytetit.
Nga të dhënat paraprake të grumbulluara nga mjekët dhe autoritetet, dyshohet se shkak për ndarjen nga jeta të 12-vjeçarit ka qenë një arrest kardiak.
Policia e Shtetit ka referuar zyrtarisht rastin për verifikime të mëtejshme procedurale, ndërsa po vijon puna për mbledhjen e të dhënave dhe dokumentimit mjekësor me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
