ELBASAN – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:20, në aksin kombëtar Peqin–Elbasan.
Ngjarja u shënua në vendin e quajtur “Pazari”, në segmentin rrugor Pajovë–Bishqem, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë një pasagjere, e cila fillimisht u raportua në gjendje të rëndë shëndetësore. Të plagosur kanë mbetur edhe dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e emergjencës mjekësore dhe shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të plotë të aksidentit.
