BallinaAktualitetZjarr në një repart të përpunimit të baterive në Elbasan, dyshohet për...

Zjarr në një repart të përpunimit të baterive në Elbasan, dyshohet për rrjedhje gazi

Një vatër zjarri me përmasa të mëdha ka përfshirë në orët e para të mëngjesit të sotëm një repart për përpunimin e baterive në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar momente paniku dhe alarmi te bizneset e zonës. Flakët kanë shpërthyer brenda objektit dhe janë përhapur me shpejtësi të rrufeshme, të favorizuara edhe nga materialet lehtësisht të djegshme që ndodheshin në ambientet e brendshme.

Pas sinjalizimit të situatës, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse me 4 mjete dhe 15 efektivë. Operacioni për vënien nën kontroll të flakëve ka qenë mjaft i vështirë për shkak të tymit të dendur dhe rrezikut të lartë që paraqisnin materialet kimike, por ndërhyrja e shpejtë e koordinuar bëri të mundur lokalizimin e vatrës dhe shmangien e përhapjes së zjarrit në repartet e tjera kufitare.

Nga ky incident fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme dhe mbeten ende në proces vlerësimi. Burime paraprake dyshojnë se shkak i zjarrit ka qenë një rrjedhje gazi nga një depozitë e vendosur brenda fabrikës, megjithatë policia dhe grupi hetimor po vijojnë ekspertizën teknike për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments