BallinaAktualitetNdalohet nga policia Elbasan për verifikim, dyshohet se ka gëlltit lëndë narkotike...

Ndalohet nga policia Elbasan për verifikim, dyshohet se ka gëlltit lëndë narkotike dhe përfundon në spital

Më datë 27.09.2025, shërbimet e Qarkullimit Rrugor konstatuan në lëvizje një automjet me xhama të zinj në aksin “Bradashesh-Elbasan”.
Drejtuesi, shtetasi E. M., 37 vjeç, nuk iu bind urdhrit të policisë për të paraqitur dokumentacionin. Ai u shoqërua në Komisariat për verifikim, ku gjatë procedurave ka shfaqur probleme shëndetësore dhe u dërgua menjëherë në spital.
Paraprakisht dyshohet se ai ka gëlltitur një sasi lënde të dyshuar narkotike. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është në kujdesin e mjekëve.
Hetimet për rastin vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments