Zjarri përfshin një banesë në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan, panik te banorët


ELBASAN, 27 Prill 2026
– Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e së hënës në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake, nga apartamenti janë parë shtëllunga të dendura tymi që janë përhapur me shpejtësi në ambientet e pallatit, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Fatmirësisht, në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur persona brenda banesës, duke shmangur pasoja në njerëz.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet pritet të nisin hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.