Aksident i frikshëm pranë Tunelit të Llogarasë, struktura metalike depërton brenda makinës

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, në hyrje të tunelit të Llogarasë, ku një automjet që po udhëtonte në drejtim të Himarës është përplasur me barrierat metalike anësore të rrugës.

Si pasojë e goditjes së fortë, mbrojtëset kanë depërtuar mes për mes mjetit, duke shkaktuar dëme të shumta.

Aksident i frikshëm pranë Tunelit të Llogarasë, struktura

I plagosuri është një 22-vjeçar, Endri Cenodemaj i cili dyshohet se humbi kontrollin e mjetit i cili u dërgua në Spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.

Shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia e lartë.