Ka nisur që në orët e para të mëngjesit ndërhyrja intensive nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit. Puna ka vijuar pandërprerë gjatë gjithë natës, si dhe ndërhyrjes së forcave nga toka dhe ajri gjatë mëngjesit të sotëm, situata po shkon drejt përmirësimit.
Flakët po lokalizohen gradualisht, ndërsa ekipet zjarrfikëse po punojnë për izolimin e plotë të vatrave të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tyre.
Në operacion janë angazhuar edhe forca tokësore të shërbimeve zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë drejtpërdrejt në zonat e prekura nga zjarri.
Autoritetet dhe ekipet në terren vijojnë punën për neutralizimin e plotë të vatrave dhe vendosjen e situatës nën kontroll.




