Zjarr në Malasen të Cërrikut, digjen rreth 2 hektarë tokë dhe 250 rrënjë ullinj

Një zjarr përfshiu mbrëmjen e kësaj të diele një sipërfaqe toke në Malasen të Cërrikut, duke djegur rreth 2 hektarë dhe rreth 250 rrënjë ullinj.

Flakët rrezikuan disa banesa, si dhe depozitën e ujit që furnizon qytetin e Cërrikut. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Në operacion u angazhuan tre mjete zjarrfikëse dhe 11 efektivë të MZSH-së.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në një linjë të energjisë. Autoritetet po punojnë për përcaktimin e plotë të shkaqeve të zjarrit.