Një zjarr ka përfshirë rreth orës 01:00 të mëngjesit një apartament në katin e tetë të një pallati në lagjen “Pavarësia”, pranë zonës së ish-Kombinatit në Vlorë.
Pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat punuan për disa orë për të shuar flakët dhe për të shmangur përhapjen e tyre në banesat fqinje. Ndërhyrja rezultoi e vështirë për shkak të pozicionit të apartamentit në katet e larta të pallatit.
Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në banesë.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Ekspertët pritet të kryejnë veprimet dhe verifikimet e nevojshme për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.




