Poetja dhe shkrimtarja shqiptare Mimoza Ahmeti, e cila u kthye në fenomen, është shpallur fituese e edicionit të tretë të Ferma VIP, pas një finaleje të mbushur me emocione dhe surpriza.
Pas 82 ditësh mes sfidash, debatesh dhe përballjesh brenda fermës më të famshme në vend, Ahmeti arriti të fitojë mbështetjen e publikut. Prania e saj në spektakël u karakterizua nga spontaniteti, mendimet e drejtpërdrejta dhe personaliteti i veçantë, elementë që e kthyen në një nga personazhet më të komentuar të këtij sezoni.
Mimoza Ahmeti falënderoi të gjithë ata që e mbështetën gjatë rrugëtimit në garë, duke theksuar se kishte zgjedhur të ishte vetvetja nga dita e parë deri në fund.




