Zjarr në Derstil të Gjinarit. Zjrrfikësist shpëtojnë të moshuarën

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth një hektari në fshatin Derstil, në Njësinë Administrative Gjinar, në Elbasan.

Flakët janë shfaqur pranë një grumbulli mbetjesh dhe janë përhapur me shpejtësi në zonën përreth, duke krijuar rrezik për një banesë dhe një biznes që ndodhen pranë vatrës së zjarrit. Në banesë, në momentin e ngjarjes, ndodhej një e moshuar.

Përballë situatës, banorët kanë ndërhyrë fillimisht për të kufizuar përhapjen e flakëve, ndërsa më pas kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse.

Falë ndërhyrjes, zjarri është vënë nën kontroll. Forcat zjarrfikëse vijojnë operacionin për shuarjen e plotë të vatrës dhe për të shmangur përhapjen e saj në zona të tjera.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.