Ka përfunduar procesi i votimit në degën e Partisë Demokratike në Elbasan, në kuadër të zgjedhjeve për drejtimin e partisë.
Sipas të dhënave, nga 1515 anëtarë me të drejtë vote, në proces kanë marrë pjesë 1181 votues.
Nga votat e numëruara, 1120 janë shprehur pro, 33 kundër, 12 abstenim dhe 16 vota janë shpallur të pavlefshme.
Procesi është zhvilluar në kuadër të referendumit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike, ku i vetmi kandidat në garë është Sali Berisha.













