AGSH dënon dy incidente të tjera ndaj gazetarëve gjatë protestës në Tiranë

0
17

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh shqetësimin për dy incidente të tjera të raportuara ndaj gazetarëve gjatë mbulimit të protestës së sotme në Tiranë.

Sipas informacioneve të raportuara pranë AGSH-së, gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, është goditur me plumb gome nga Policia e Shtetit, ndërsa po mbulonte zhvillimet e protestës.

Në një incident tjetër, gazetari Freard Rista është goditur me gurë të hedhur nga protestuesit.

AGSH thekson se këto dy raste kanë rrethana të ndryshme dhe duhet të trajtohen në përputhje me faktet e raportuara. Megjithatë, të dyja dëshmojnë për rreziqet me të cilat përballen gazetarët gjatë mbulimit të protestave.

Veçanërisht shqetësues mbetet raportimi për goditjen me plumb gome të gazetarit Ardit Hoxha. AGSH i kërkon Policisë së Shtetit të sqarojë menjëherë rrethanat e incidentit dhe të garantojë një hetim efektiv për të përcaktuar nëse përdorimi i forcës ka qenë i ligjshëm, i nevojshëm dhe proporcional.

Këto dy raste, së bashku me incidentin e raportuar më herët ndaj gazetarit të News24, Klevin Muka, e çojnë në 45 numrin e rasteve të dokumentuara ose të raportuara nga AGSH gjatë periudhës 13–24 tetor 2026, përfshirë dhunën fizike, kërcënimet, pengimin e raportimit dhe sulmet verbale ndaj mediave.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu