Një tjetër moment i rëndë është shënuar gjatë protestës së sotme.
Një i ri është dëmtuar në sy, ndërsa videon e ka postuar demokrati Belind Këlliçi.
Ai shkruan: “Çmenduri!!! Të riun e godet policia me plumb gome në sy! Edi Rama është urdhëruesi dhe ekzekutori i kësaj dhune barbare”.
Megjithatë, shkaku i saktë i dëmtimit ende nuk është konfirmuar.
Protestuesi është dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe me gjakderdhje të madhe në pjesën e syrit.



