Zbardhet dëshmia e edukatores që dhunoi të miturin në Tiranë: E gjuajta me shpullë pasi nuk po e zinte gjumi

TIRANË- Policia e Tiranës arrestoi në flargrancë edukatoren e një kopshti privat në Tiranë e cila u dyshua se kishte ushtruar dhunë ndaj një të mituri 2-vjeçar në ambientin e punës.

E akuzuara është Brunilda Haxhiu, 32-vjeçarja e cila u vu në pranga nga policia, pas një denoncimi të bërë nga babai i fëmijës pasi vëreu shenjat e dhunës në fytyrën e 2-vjeçarit.

Në fillim, fëmija është dërguar në spital për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Ai kishte një skuqje në pjesën e veshit dhe nxirje tek faqa. Gjatë dëshmisë së saj, 32-vjeçarja deklaroi se e kishte gjuajtur me shpullë fëmijën pasi nuk po e zinte gjumi dhe nuk e duronte dot.

Sipas informacioneve paraprake, pamjet filmike kanë konfirmuar se edukatorja 32-vjeçare ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës 2-vjeçar.