TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka konfirmuar mesazhet kërcënuese që ka marrë dy ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama nëpëmjet Ministrit Toni Gogu. Në lidhje me katë, ai ka dhënë versionin e tij mbi bisedën dhe kërkesat që pretendon se i janë përcjellë në emër të kryeministrit Edi Rama.
Në një deklaratë publike, Veliaj ka mohuar çdo përfshirje në organizimin apo financimin e protestave të studentëve. Më tej, ai ka akuzuar kryeministrin se po ushtron presion ndaj tij përmes kërcënimeve me akuza të tjera penale.
Sipas versionit të Veliajt, gjatë takimit të zhvilluar të premten në orën 22:30, Gogu i ka komunikuar disa kërkesa që lidhen me pranimin e përfshirjes në protestat, heqjen dorë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe ndërprerjen e këshillimit me avokatin Plarent Ndreca.
Në letrën e publikuar nga kryebashkiaku, thuhet gjithashtu se mospranimi i këtyre kërkesave mund të sillte rëndimin e pozitës së tij ligjore dhe përballjen me akuza të tjera.
Veliaj ka mohuar kategorikisht lidhjen me protestat dhe i ka kërkuar kryeministrit të paraqesë prova për këto pretendime. Ai ka theksuar se nuk do të heqë dorë nga dinjiteti i tij, pavarësisht situatës në të cilën ndodhet.
Erion Veliaj: Dua të siguroj socialistët se unë nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë, por as nuk lejoj të gjuajë me gurë askush mbi dinjitetin tim. Unë vërtet kam më pak liri sesa Kryeministri, por kam shumë herë më tepër dinjitet se ai.
Refuzoj haluçinacionet bolshevike që unë kam organizuar ose financuar protestat dhe e gjithë e vërteta e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, është kjo letër e shkruar me dorën time. Sfidoj Kryeministrin e vendit të nxjerrë një provë të vetme për aludimet e protestave.
Ndryshe ik!
Letra e plotë:
E premte, ora 22:30
Toni Gogu vjen në takim pas 20 muajsh.
TG: R ka bërë transferimin, urdhër që ky nga konvikt duhet të bëjë burg tamam dhe që personalisht është marrë dhe me lejen për spital, lejet për takime, deri te aksesi tek miqtë e familja.
R ka bypass TG dhe ka urdhëruar vetë transferimin e izolimin me këto 3 kërkesa:
– Prano përfshirjen me Flamingot – Studentët ose do të shtohen akuzat për “prishje të rendit kushtetues” nga burgu e do bësh 100 vjet burg në 313 e 302.
– Hiq dorë nga bashkia TR dhe delegoje (te Arbër Hajdari).
– Mos u këshillo më me Plarent Ndrecën.



