TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë edukatoren e një kopshti privatë në Tiranë. 32-vjeçarja me iniciale B.H, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një të mituri 2-vjeçar në ambientet ku ushtronte detyrën e saj si edukatore.
Mateialet proceurale i janë referuar organeve përkatëse, për zbardhjen e plotë te rrethanave të situatës si dhe për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasen B. H., 32 vjeçe, me detyrë edukatore në një kopsht privat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit ku punonte. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme




